Xhaka e zhvillon ndaj Kosovës ndeshjen e 100 me Zvicrën

29 mars 2022 | 12:25

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, do ta zhvillojë sonte ndeshjen e 100-të në fanellën e Kombëtares së Zvicrës.

Xhaka do ta bëjë këtë në një ndeshje speciale për të pasi do të përballet me Kosovën. Përmes një videoje të postuar nga Kombëtarja e Zvicrës në rrjetet sociale, Xhaka e ka kujtuar ndeshjen e parë që e kishte zhvilluar me “Helvetikët” në vitin 2011.

Ai ndihet i nderuar që e ka veshur fanellën e Zvicrës aq shumë, por nuk e ka ndërmend tyë ndalet pasi synon ta thyejë rekordin, i cili është 118 paraqitje.

Nga ajo kohë, ai është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Zvicrës duke marrë pjesë në Kampionate Evropiane dhe Botërore me këtë ekip.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, në një intervistë për televizionin…