Xhaka edhe një herë refuzon ftesën e Shqipërisë
27 gusht 2021
| 10:16
Taulant Xhaka ka refuzuar t’i bashkohet Kombëtares, duke i’u përgjgjur negativisht ftesës së trajnerit Edi Reja.
Nuk është rasti i parë i refuzimeve të mesfushorit të Baselit, i cili mungon në Kombëtare së Shqipërisë që nga 9 tetori i vitit 2019.
Nuk janë të qarta arsyet zyrtare të refuzimit, por emri i Xhakës nuk është më në listën e trajnerit Edi Reja për tri ndeshjet zyrtare eliminatore për fazën e grupeve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.