Xhaka emërohet zëvendës-kapiten i Arsenalit
11 gusht 2018
| 10:03
Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery, e ka emëruar mbrojtësin Laurent Koscielnyn si kapiten të parë, ndërsa një nga katër zëvendës-kapitenët e klubit është edhe shqiptari i cili luanë për Kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka.
Kosicelny, i cili tani është i lënduar, ishte kapiten edhe sezonin e kaluar në vend të Per Mertesacker, i cili u pensionua në fund të sezonit, duke marrë rolin e menaxherit në akademinë e klubit.
“Kapiteni i skuadrës është Laurent Koscielny, i cili është i lënduar për momentin.
Pas Laurentit, kapitenët e tjerë janë Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka”, ka thënë Emery.