Xhaka është në dyshim për ndeshjen ndaj Cityt
25 prill 2023
| 15:59
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është në dyshim për ndeshjen derbi në Premier Ligë që Arsenali e zhvillon ndaj Manchester Cityt, nesër në mbrëmje. Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri Mikel Arteta.
“Saliba nuk është përmirësuar, mbetemi në pritje. Por, për momentin nuk është në gjendje për të luajtur, por e përgatisim këtë ndeshje pa atë. Sa i takon Xhakës, edhe ai mbetet në pikëpyetje. Për ne do të ishte një mungesë e rëndësishme”, ka thënë Arteta.