Xhaka falënderon qytetarët për mbështetjen, shprehet optimist se do të bëhet deputet me votat e diasporës

21 shkurt 2025 | 16:58

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ragip Xhaka, ka falënderuar qytetarët për besimin që ia kanë dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Xhaka, i cili ka marrë rreth 15 mijë vota, pa ato të diasporës nga vjen, ka thënë se beson fuqishëm se do të jetë pjesë e Kuvendit.

Në këtë kontekst, Xhaka është zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

“Faleminderit për besimin tuaj! Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo votë dhe mbështetje që kam marrë deri tani. Me 96% të votave të numëruara, gati 15 mijë qytetarë më kanë dhënë besimin e tyre. Votat që presim të numërohen, duke përfshirë ato me kusht dhe nga diaspora, më bëjnë të besoj fuqishëm se do të jem pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën. E di se sfidat janë të mëdha, por besimi juaj më jep energji dhe motivim për të punuar pa ndalur. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për një Kosovë më të mirë, për çdo qytetar. Faleminderit shumë edhe njëherë! Zëri im në Kuvend si deputet do të jetë zëri i juaj, por edhe i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robin Van Persie është trajneri më i ri i Feyenoord.…