Xhaka: Fitoren për Ozilin dhe Kolosinaqin
Granit Xhaka ia ka dedikuar fitoren 1-0 ndaj Newcastle dy lojtarëve që munguan, Mesut Ozil dhe Sead Kolosinaq.
Të premten, “Gunners” lajmëruan që dy lojtarë të tyre nuk do të udhëtojnë për në “St James Parkls” për shkak të asaj që klubi i ka quajtur “incidente të sigurisë” të cilat janë duke u hetuar nga policia.
Kjo u bë para të shtunës pasi që dy burra ishin arrestuar jashtë shtëpisë së Ozil të enjten. Ata janë duke u akuzuar se kanë bërë sulm publik.
Incidenti vjen pasi që Ozil dhe Kolasinac ishin subjekt i një tentimi për grabitje të makinës nga disa azilant të armatosur muajin e kaluar.
“Ne e dimë tregimin për Seadin dhe Mesutin”, ka thënë Xhaka i cili luajti 90 minuta sot me Arsenalin kundër Newcastle.
“Nuk është e lehtë për ta apo familjet e tyre. Kështu që ne bëm më të mirën tonë për të fituar për ta”, ka deklaruar Xhaka.