Xhaka flet pas përjashtimit të Behramit: Jemi shokë përjetë
06 gusht 2018
| 22:23
Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka ka reaguar pasi Behrami u përjashtua nga Kombëtarja e Zvicrës.
Veç Behramit nga Zvicra janë larguar edhe Lishteiner, Djouru dhe Fernandes.
Xhaka e ka falënderuar që të tre për raportet e mira që kanë pasur. “Djema, krejt çka mund të ju them është faleminderit. Ishit ikonat e ekipit të Zvicrës. Kemi shumë kujtime, dhe jemi shokë përjetë”, ka shkruar Xhaka.
Ndryshe, Behrami ka akuzuar trajnerin e Zvicrës se e ka përjashtuar nga kombëtarja për arsye politike.