Xhaka flet për lojën ndaj Anglisë dhe “Topin e Artë”

04 korrik 2024 | 14:00

Zvicra do të përballet me Anglinë të shtunën në çerekfinale të Kampionatit Evropian. Para kësaj ndeshje, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka e dha një intervistë për mediumin zviceran, “20min.ch”.

“Anglia ka shumë më shumë lojtarë se kombet e tjera që luajnë në ligën e tyre vendase. Kjo bën që për mua të jetë e veçantë, pasi gjatë kohës sime në Premier Ligë kam luajtur kundër shumë prej tyre disa herë. Megjithatë, në thelb është një ndeshje eliminatore si çdo tjetër. Ne kemi vetëbesim dhe jemi të fokusuar në forcat tona, pavarësisht kundërshtarit”, ka thënë Xhaka.

Nëpër disa media të mëdha po përflitet emri i Xhakës si kandidat për “Topin e Artë”, teksa Xhaka ka thënë se ai do të japë maksimumin dhe është i fokusuar vetëm në “Euro 2024”.

“Unë gjithmonë kam theksuar që aftësitë e mia duhet të vlerësohen nga të tjerët. Kur flitet papritur për Balon D’Or, është natyrisht falënderuese. Por ju gazetarët gjithashtu duhet gjithmonë diçka të re për të shkruar (qesh). Unë mendoj vetëm për këtu dhe tani, që është çerekfinalja e ‘Euro 2024’ kundër Anglisë. Unë do të jap gjithçka në fushë si gjithmonë dhe do të përpiqem të ndihmoj sa më mirë ekipin, sepse vetëm si ekip mund të bëjmë diçka historike”, u shpreh Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili mori…