Xhaka i gatshëm për Anglinë
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka do të jetë në dispozicion të trajnerit Murat Yakin për ndeshjen çerekfinale të “Euro 2024”.
Është bërë me dije se paraqitja e Xhakës ndaj Anglisë nuk është në dyshim edhe pse ditë më parë u raportua se mesfushori ka gjasa të mungoj në këtë përballje.
Nga kampi i Zvicrës kanë treguar se Xhaka nuk ka asnjë problem muskulor por thjeshtë ka pasur një pushim të vogël pas sezonit të gjatë e të ngarkuar dhe kjo është arsyeja e mungesës së tij në stërvitje ditë më parë.
Po ashtu, është thënë se Xhaka i është nënshtruar kontrollimeve të detajuara dhe është konstatuar se ai nuk ka ndonjë problem por thjeshtë është stërvitur individualisht për t’u rigjeneruar para duelit me Anglinë.
Xhaka ka qenë lojtari kyç i Zvicrës në “Euro 2024” ku dy herë edhe është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.
Anglia dhe Zvicra do të përballen të shtunën prej orës 18:00 në çerekfinalen e tretë të Kampionatit Evropian, ndeshje kjo që do të luhet në qytetin e Dusseldorfit.