
Xhaka: Jam më në formë se kurrë, Alonso ka mentalitet kampioni
Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, pavarësisht moshës (tashmë 32-vjeçar), po bën një paraqitjen të mirë me kampionët e Gjermanisë. Loja e tij në mesfushë, me luftimet e vazhdueshme dhe shkatërrimin e topit, e ka ngritur atë në një lojtar kyç për Leverkusenin. Një gjendje fizike për t’u pasur zili nga Xhaka, të cilën e konfirmoi për mediat.
“Jam në formë. Ndoshta më në formë se vitin e kaluar. Sigurisht që nuk po bëhem më i ri, por me sa duket nuk më duket dhe aq”, ka thënë Xhaka. Duke folur për skuadrën, Xhaka ka shtuar: “Jemi ende shumë të qëndrueshëm, bëjmë presing lart, luajmë edhe një-në-një dhe kjo më ndihmon”.
Pas ndeshjes, Xhaka e ka falënderuar edhe trajnerin Xabi Alonso: “Pasi shënojmë gol ai vjen menjëherë tek ne duke bërtitur më shumë, më shumë. Nuk dëshiron të ndalet kurrë. Një mentalitet i qartë për një trajner që nuk dëshiron t’i shohë kurrë lojtarët e tij të kënaqur”.
Megjithatë, përveç ndikimit të trajnerit bask, lojtari ka thënë se ai u rrit gjithashtu duke parë lojën dhe qëndrimin e Toni Kroos në fushë. “Sigurisht që ju shikoni lojtarët e mëdhenj, për të parë se si e bëjnë këtë. Dhe unë jam një fans i madh i Toni Kroos. Ai e bën shumë, ai tregon djathtas dhe më pas luan në të majtë”, ka përfunduar Xhaka