Xhaka, kapiten i përhershëm i Arsenalit
27 shtator 2019
| 15:58
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka emëruar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka si kapiten të përhershëm të këtij klubi.
Emery ka informuar skuadrën e tij për këtë vendim në mëngjesin e sotëm, përpara udhëtimit të ekipit të Arsenalit drejt “Old Trafford”, ku do të përballen me Manchester United të hënën. Xhaka ka udhëhequr skuadrën në gjashtë nga tetë ndeshjet e tyre të para të këtij sezoni, por Emery nuk kishte marr vendimin përfundimtar nëse ai do të ishte kapiteni apo ajo. Emery është konsultuar me lojtarët e ekipit para se të vendosë që Xhaka të caktohet kapiten i përhershëm.
Emery ende nuk ka caktuar zëvendës kapitenin e ekipit ndërsa Alexander Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang shihen si pretendentë kryesorë.