Xhaka, kapiten i Zvicrës në Botëror
Granit Xhaka ashtu si është pritur është ftuar nga Zvicra në Botërorin e Katarit. Ai udhëheq Natin si kapiten
Zvicra shpalli listën për Botërorin e Katarit, ku lider pritet të jetë ylli shqiptar Granit Xhaka.
Mesfushori shqiptar është lider në fushë dhe jashtë saj. Ai është kapiten i Zvicrës.
Këtë edicion me Arsenalin në Angli ka pasur ndoshta sezonin më të mirë në karrierën e tij.
Ai ishte pjesë e Zvicrës U17 kur fituan Kupën e Botës, ndërsa nga viti 2011 ka debutuar për Zvicrën A.
Ka marrë pjesë në Kupën e Botës më 2014 e 2018, si dhe në dy Evropiane, 2016 dhe 2020. Në përgjithësi ka 106 ndeshje e 12 gola.
Xhaka gjithmonë ka qenë pjesë e Zvicrës, duke u dalluar me pasime të sakta e asistime, ndërsa shkëlqeu në Evropianin e fundit, që u mbajt më 2021.