Xhaka: Kemi edhe 90 minuta, do të japim gjithçka   

06 mars 2025 | 12:14

Bayer Leverkusen pësoi humbje nga Bayern Munchen (3-0) në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve. Futbollisti shqiptar Granit Xhaka është shprehur i zhgënjyer, por ende beson se ka lojë për kualifikim.

“Sigurisht që zhgënjimi është i madh në këtë moment. Pavarësisht pengesës së hershme, ne ishim mirë në lojë, nuk lejuam shumë dhe patëm një shans të mirë përmes Jeremie”, ka thënë Xhaka, i cili ka parë gjërat pozitive, duke vënë në dukje qëndrueshmërinë e skuadrës, pavarësisht deficitit. “Ne nuk e lejuam Bayernin të na dominojë plotësisht dhe treguam karakter të mirë për të qëndruar në lojë”, ka shtuar ai.

Mirëpo, Xhaka vuri në dukje se kartoni i kuq ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, duke pranuar se përjashtimi kishte një ndikim të rëndësishëm. “Kartoni i kuq e ndryshoi pak lojën. Kemi edhe 90 minuta ose më shumë, ne besojmë në veten tonë dhe do të japim gjithçka!”, ka deklaruar Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot kullën e…