Xhaka: Kjo skuadër më bëri ofertë në janar

30 prill 2020 | 00:52

Granit Xhaka ka pranuar se në janar ka pasur një ofertë për t’u kthyer në Gjermani, por e refuzoi sepse dëshiron të vazhdojë të luajë me Arsenalin.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka zbuluar se skuadra e Hertha Berlinit ishte klubi që i bëri ofertën, por ai nuk dëshiron të hedhë poshtë atë që ka ndërtuar te Arsenali.

“Është mbyllur si çështje. Po, kam pasur një kontakt dhe një ofertë, por në fund vendosa të rri këtu në Londër. Nuk doja të hidhja poshtë atë që kam ndërtuar në 3 vite e gjysmë. Tashmë jam përqendruar këtu me të gjithë forcën dhe motivimin tim. Shpresoj që të rikthehemi në fushë shpejt”, ka deklaruar Xhaka për “Sport1”, pasi u pyet për ofertën e Hertha Berlinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një helikopter i NATO-s është rrëzuar në Detin Jon, të…