Xhaka lavdëron Zhegrovën
17 dhjetor 2019
| 16:14
Taulant Xhaka është shok skuadre me Edon Zhegrovën në skuadrën e Baselit.
Mesfushori që mbron ngjyrat kuqezi të Kombëtares së Shqipërisë, ka thënë se reprezentuesi i Kosovës është një plus për skuadrën me cilësitë e jashtëzakonshme që posedon.
“Edon luftoi në fillim për ta ndarë argëtimin dhe seriozitetin. Sidoqoftë, na ndihmon shumë me driblimin e tij, me cilësitë që ka. Ai e di se ende mund të përmirësohet, veçanërisht në fazën mbrojtëse. Nuk kemi pse të flasim në mënyrë agresive për klasës e tij. Nëse e ka topin në këmbë, diçka ndodh”, ka thënë Xhaka.
/Epoka e re/