Xhaka lë Botërorin pas, relaksohet në Dubai bashkë më familjen
13 dhjetor 2022
| 12:34
Pas skualifikimit të Zvicrës nga Kupa e Botës, lojtari i kombëtares helvete, Granit Xhaka ka vendosur të largojë mendjen duke u relaksuar me familjen e tij në një jaht në Dubai.
Mesfushori i Arsenalit është duke shfrytëzuar këtë moment larg futbollit, para se të rikthehet sërish në fushë.
Lajmin e kë bërë vetë të ditur ylli shqiptari, ku nëpërmjet Instagramit ka postuar foto së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.