
Xhaka mund të largohet në janar nga Arsenali
29 tetor 2019
| 12:01
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka mund të largohet në afatin kalimtar të janarit nga skuadra e Arsenalit. Lajmi është bërë i ditur sot nga “Sky Sports”.
Xhaka ishte një nga lojtarët e preferuar nga tifozët e Arsenalit, por ai është përplasur me tifozët gjatë zëvendësimin në ndeshjen e fundjavës kundër Crystal Palaces (2-2).
Në ditët e ardhshme, 27-vjeçari do të mbajë një takim me Unai Emeryn dhe me drejtuesit e skuadrës për të diskutuar rreth shiritit të kapitenit dhe të ardhmes së tij. Tani Pierre-Emerick Aubameyang shihet si favorit për ta marrë shiritin e kapitenit deri në fund të këtij sezoni.