Xhaka mund të largohet nga Arsenali
Përkundër se kontrata e futbollistit shqiptar me klubin anglez skadon në verën e vitit 2023, interesim për Xhakën ka shprehur skuadra gjermane Borussia Moenchegladbach.
Mesfushori shqiptar kishte kaluar katër vite te Gladbach para se t’i bashkohej Arsenalit në vitin 2016 për 45 milionë euro.
Tani klubi gjerman synon që ta rikthejë në Borussia-Park, pasi kërkon që vitin tjetër të rikthehet në Ligën e Kampionëve.
Mediat gjermane kanë raportuar se Gladbach është gati të shpenzojë deri në 28 milionë euro për rikthimin e Xhakës.
Por përkundër interesimit nga Gladbach, duket shumë e vështirë që Xhaka të largohet nga Arsenali, pasi ai konsiderohet tek ky klub si njëri nga futbollistët më të rëndësishëm.
28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare me Arsenalin ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë.