Xhaka mund të largohet nga Arsenali, Shaqiri nga Liverpooli
16 maj 2019
| 16:32
Dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri mund të largohen nga skuadrat aktuale, Arsenal dhe Liverpool në afatin kalimtar të verës.
Lajmi është bërë publik nga “Daily Mail”. Unai Emery duket se nuk e ka në planet e tij mesfushorin Xhaka për sezonin e ri, prandaj në verës ish-anëtari i Bazelit mund t’i bashkohet skuadrës së Interit.
Në anën tjetër, Shaqiri nuk është zgjidhja e parë për Jurgen Klopp dhe kjo mund të ndikojë në largimin e tij nga “Anfield”.
/Epoka e re/