Xhaka: Mund t’i shënonim më shumë gola Romës
Klubi i Granit Xhakës, Bayer Leverkusen ka arritur fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës ndaj Romës me rezultat 0-2.
Mesfushori shqiptar Xhaka u shpreh i lumtur me paraqitjen e Leverkusenit, por është i mendimit se kanë mundur të shënojnë më shumë gola.
“Rezultat i mirë, nuk pranuam gol, por mund të shënonim dy ose tre gola më shumë. Është normale të luajmë mençur qysh nga fillimi, pasi ne ishim mysafir. Roma tentoi ta mbante topin, kurse ne jemi të mirë edhe kur nuk e mbizotërojmë topin”, ka thënë Xhaka, i cili me pas ka deklaruar se tash të gjithë ekipet dëshirojnë ta mposhtin Leverkusenin.
“Jemi 47 ndeshje pa humbje, e dijmë që të gjithë dëshirojnë ta na mposhtin neve tani. Ky mentalitet, ky kualitet që ne kemi – edhe nga lojtarët që vijnë nga banka rezervë. Mund të shënojmë kundër çdo skuadre, jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre”, ka deklaruar Xhaka.