Xhaka: Ndaj Portugalisë e humbëm ndeshjen për pesë minuta

06 qershor 2022 | 13:25

Zvicra pësoi humbje nga Portugalia (4-0). Pas kësaj humbje ka reaguar kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka duke thënë se e humbën takimin brenda pesë minutave.

“Kemi filluar mirë dhe më pas humbëm ndeshjen për pesë minuta. Si ekip mysafir, kemi lejuar që të luhet me kundërsulme ndaj nesh. Kjo nuk është dashur të ndodhë”, ka thënë Xhaka.

“Kemi qenë me fat në pjesën e parë që Portugalia nuk ka shënuar dy apo tre gola më shumë”, ka shtuar Xhaka. Zvicra në ndeshjen e radhës e pret Spanjën në “Stade de Geneve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i Emergjencës në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të…