Xhaka në Llapushnik: Do të jam zëri i qytetarëve

31 dhjetor 2024 | 17:01

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ragip Xhaka i cili garon me numrin 34 në listën zgjedhore, ka vizituar Llapushnikun nga ku është zotuar se do të jetë zë i qytetarëve.

“Si kandidat për deputet, unë, Ragip Xhaka, mbetem i përkushtuar të jem zëri i qytetarëve dhe të kontribuoj për zhvillimin dhe progresin e Kosovës”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.

Postimi i plotë i Ragip Xhakës:

Kisha kënaqësinë të marr pjesë në një takim në Llapushnik, në Odën e Adnan Thaçit, kandidat për deputet. Gjatë këtij takimi diskutuam për vizionin dhe angazhimet tona për të ardhmen e vendit, duke ndarë ide dhe projekte konkrete që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë.

Si kandidat për deputet, unë, Ragip Xhaka, mbetem i përkushtuar të jem zëri i qytetarëve dhe të kontribuoj për zhvillimin dhe progresin e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të festave të fundvitit, çmimet e produkteve ushqimore…