Xhaka në mars i mungon Zvires, kjo është arsyeja

14 shkurt 2025 | 13:00

Në grumbullimin e parë të vitit, kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka nuk do të jetë i gatshëm për kombëtaren helvetike, që në mars zhvillon dy ndeshje miqësore. Siç njoftojnë mediat në Zvicër, 32-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për kombëtaren kur do të zhvillojë dy duelet testuese më 21 mars kundër Irlandës Veriore dhe më 25 mars kundër Luksemburgut.

Nuk bëhet fjalë për tërheqje nga kombëtarja apo ndonjë lëndim, por një marrëveshje ndërmjet Xhakës e përzgjedhësit Yakin, për një arsye të veçantë. Gjatë kohës së grumbullimit të Zvicrës, Granit Xhaka pritet të bëhet baba për herë të tretë dhe për këtë arsye ka kërkuar leje të veçantë për të munguar gjatë kësaj kohe, që të qëndrojë afër familjes.

Gazeta “Blick” raporton se ky do të ishte një pushim i merituar për kapitenin e Zvicrës, pasi që nga gushti i vitit të kaluar e deri më tani ai i ka zhvilluar 39 ndeshje, apo mesatarisht një ndeshje në çdo pesë ditë. Për herë të fundit kur Xhaka ka munguar te kombëtarja ishte viti 2021, kur ai ishte i lënduar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani është takuar për të parën herë me…