Xhaka në mesin e top pesë mesfushorëve më të kompletuar në Evropë

09 janar 2024 | 13:26

Granit Xhaka është duke e kaluar një sezon fenomenal. Ylli kosovar e mori një vendim të papritur gjatë verës së shkuar duke e lënë Premierligën për Bundesligën. Sidoqoftë, tash po del se përfaqësuesi zviceran nuk ka gabuar me vendimin e tij për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit.

31-vjeçari është bërë figurë kyçe e ekipit të trajnerit Xabi Alonso në një sezon sensacional që po e kalojnë “Farmaceutikët”. Faqja që merret me statistika të futbollit, “DataMB” e ka futur Xhakën në mesin e top pesë mesfushorëve më të kompletuar në Evropë. Në këtë renditje janë llogaritur statistika të ndryshme, përfshirë këtu saktësia e pasimeve, dobia e pasimeve dhe në përgjithësi kontributi në fushën e blertë. Ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut i ka grumbulluar 27.91 pikë duke e lënë prapa Toni Kroosin e Real Madridit, i cili e mbyll top pesëshen. Top treshja përbëhet nga Rodri, Palacios e Frenkie de Jong. Xhaka i ka zhvilluar 23 ndeshje me Leverkusenin në këtë sezon, ndërsa e ka bërë një asistim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i mirënjohur e humanisti, Labinot Tahiri “Labi”, ka vazhduar…