Xhaka në Top 5 “mbretërit” e pasimeve në Evropë

19 tetor 2023 | 13:34

Granit Xhaka është njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë, në bazë të studimeve të fundit. Vetëm katër lojtarë kanë statistika të pasimeve më të mira sesa ylli kosovar në futbollin evropian.

Përfaqësuesi zviceran ka lëvizur drejt Bayer Leverkusenit gjatë verës pas një eksperience që kishte në Arsenal.

31-vjeçari e ka nisur me plot sukses përvojën e re në Bundesligë, më saktësisht atë të dytë pasi në të kaluarën kishte luajtur në futbollin gjerman për Borussia Monchengladbachun.

Me Leverkusenin, Xhaka është i pamposhtur në Bundesligë, ndërsa është bërë lojtar kyç i trajnerit Xabi Alonso.

Xhaka ka statistika impresionuese të pasimeve, të cila ia kanë mundësuar atij të futet në mesin e pesë lojtarëve më të mirë në Evropë në këtë aspekt.

Kjo shihet në edicionin e fundit të Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Sportive (CIES) në Neuchatel. Në indeks, përfshihet numri dhe përqindja e pasimeve të suksesshme për (për lojë), krahasuar me lojtarë të tjerë.

Xhaka i ka marrë 122.6 pikë duke përfunduar në vendin e pestë nga Top 100.

Statistikat e tij impresionuese janë: 92.7 për qind e saktësisë së pasimeve me një mesatare prej 93 pasimesh për lojë.

Përpara tij është bashkëlojtari Exequiel Palacios me vlerën 123.1.

Vendi i parë i takon Rodrit të Manchester Cityt me 192.6 pikë, i ndjekur nga mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong me 165.3 pikë, ndërsa podiumin e kompleton mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos me 124.5 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës në vitet 2006-2010, Fatmir Sejdiu,…