Xhaka në tubimin përmbyllës me qytetarë në Zürich: Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën
Kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë e që garon në listat zgjedhore të PDK-së me numër 34, ka falënderuar pjesëmarrësit në tubimin përmbyllëm me qytetarë në Zürich. Këtë tubim ka organizuar Nëndega e PDK-së në Zürich e drejruar nga kryetari i saj Shaip Kadriaj. Në këtë tubim përmbyllës i pranishëm ishte nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili dhe kandidatë tjerë për deputet nga diaspora dhe Kosova.
Njoftimi dhe falënderimi i plotë i Xhakës në “Facebook”:
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, dje përmbyllëm tubimin me qytetarët në Zürich, në kuadër të aktiviteteve të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Zvicër. Ishte kënaqësi e veçantë të jem pjesë e këtij tubimi përkrahë kandidatëve tjerë për deputetë, si Uran Ismaili, Shahin Dervishaj, Patriot Krasniqi, Ganimete Musliu, Kujtim Gashi, Edon Cana, Zenun Pajaziti dhe Altin Krasniqi.
Falenderoj të gjithë të pranishmit për mbështetjen dhe entuziazmin që dëshmojnë për vizionin tonë të përbashkët. Fjalimet frymëzuese dhe përkushtimi i qytetarëve tanë në mërgatë treguan edhe një herë se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën.
#RagipXhaka34 #ragipxhaka34 #xhaka34 #rxh34 #PDK #mamirë