Xhaka: Nuk luajtëm mirë, faleminderit tifozëve për pritjen tifozëve
Kosova ka arritur një barazim të madh 2:2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Përkundër se ishte dy herë në disavantazh, Kosova nuk u dorëzua dhe arriti të nxirrte një barazim.
Pas ndeshjes, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka u shpreh i pakënaqur me ndeshjen e ekipit të tij, teksa falënderoi tifozët për pritjen.
“Një ndeshje jo e mirë. E dyta herë që po pranojmë gol në minutat shtesë. Jo një lojë shumë e mirë nga Zvicra. Ishte natë e vështirë. Emocione sa të duash. Nuk ka qenë një lojë me shumë tempo, me duele. Nuk mundëm me dhanë maksimumin. Koncentrimi nuk ka qenë shumë i lartë. Ndihem shumë krenar me qenë këtu. Tifozët na kanë pritur shumë mirë. Besoj se Kosova ka më shumë kualitet sesa tregon tabela”, tha Xhaka.