Xhaka për Arsenalin: Gjithmonë në zemrën time
29 dhjetor 2023
| 11:51
Të enjten mbrëma, Granit Xhaka u rikthye sërish në stadiumin “Emirates” të Arsenalit.
Mesfushori kosovar e përcolli nga afër ndeshjen e “Topçinjve” ndaj West Ham United, në të cilën pësuan humbje me rezultatin 0:2.
Xhaka shprehu sërish dashurinë e tij për klubin nga Londra, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
“Gjithmonë në zemrën time”, shkroi 31-vjeçari. Granit Xhaka u largua nga Arsenali në verën e këtij viti, për t’u transferuar te Bayer Leverkuseni. Kapiteni i Zvicrës ishte pjesë e “Topçinjve” për shtatë sezone.