Xhaka për penalltinë ndaj Serbisë: Embolo mori përgjegjësinë
15 tetor 2024
| 15:15
Granit Xhaka hezitoi të gjuante penalltinë ndaj Serbisë, në ndeshjen e humbur 2-0 nga Zvicra në Ligën e Kombeve. Kapiteni i “Helvetëve”, Xhaka tregoi arsyen për mediat, se përse lejoi që Embolo të ekzekutonte 11-metërshin.
“Bril ndihej mirë. Ne jemi një ekip dhe për mua ka shumë rëndësi nëse dikush ndihet mirë dhe kërkon të marrë përgjegjësi. Më pëlqejnë shumë lojtarët, të cilët në të tilla momente hedhin një hap para dhe marrin përgjegjësi”, ka thënë Xhaka. Kujtojmë që Embolo dështoi të shënonte nga penalltia.