Xhaka pezullohet për dy javë në Superligën e Zvicrës

11 dhjetor 2023 | 15:48

Të shtunën, Taulant Xhaka luajti vetëm 18 minuta pasi u ndëshkua me të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit. Basel- Grasshopers është një klasike e futbollit zviceran dhe padyshim një ndeshje mjaft e ndezur. Taulant Xhaka doli nga fusha e lojës vetëm pak minuta pas startit të sfidës ndaj skuadrës së Amir Abrashit.

Mesfushori shqiptar nuk llogariti mirë lëvizjen e tij dhe goditi me takë lart Morandi të skuadrës kundërshtare, duke lënë të lënduar këtë të fundit.

Gjyqtari nuk kishte dyshime dhe i tregoi menjëherë kartonin e kuq, duke lënë Baselin me 10 lojtarë që në minutën e 18. Ky ishte kartoni i parë i kuq për Xhakën në këtë sezon, i shtati në karrierë për ish-mesfushorin e e Kombëtares, i cili është një nga lojtarët më përfaqësues të Baselit.

Për shkak të ndërhyrjes shumë të ashpër, Taulant Xhaka, është bërë subjekt hetimi nga Komisioni i Disiplinës i Superligës së Zvicrës. Ky komision ka vendosur sot që ta dënojë ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare me dy ndeshje pezullim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka…