Xhaka pranon dhuratë të veçantë nga kompania ‘Likoshani’
05 janar 2025
| 15:10
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 34, Ragip Xhaka, ka falënderuar kompaninë “Likoshani” për kontributin që ka dhënë në fushën e sportit.
Me këtë rast, Xhaka ka pranuar një maicë me numrin 34, i cili simbolizon numrin e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Një falënderim i veçantë për kompaninë Likoshoani, e cila ka dhënë kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushatën time, duke realizuar stikersat dhe maicën me numrin tim, 34. Vlerësoj shumë këtë mbështetje dhe përkrahje e cila reflekton shpirtin e bashkëpunimit dhe solidaritetit. Me ndihmën e miqve dhe partnerëve si ju, jam edhe më i motivuar për të përfaqësuar interesat e qytetarëve tanë. #ragipxhaka34 #xhaka34 #rxh34”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.