Xhaka qetëson zviceranët: Do të luaj në “Rusia 2018”
01 qershor 2018
| 15:09
Mesfushori i Kombëtares se Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, ka pësuar një lëndim në stërvitje me këtë kombëtare.
Xhaka ka kryer kontrolle më të detajuara mjekësore dhe mjekët e Kombëtares së Zvicrës kanë konstatuar se lëndimi i tij nuk është serioz dhe se ai do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës.
Vetë Xhaka e ka konfirmuar një gjë të tillë në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Zvicrës, ku ka thënë: “Jam i lehtësuar pasi kuptova që do luaj në Botëror”.
Xhaka është lënduar pas një dueli me shqiptarin tjetër, Valon Behrami, por për fatin e mirë lëndimi nuk është serioz.
Mesfushori i Arsenalit, pritet të mungojë në miqësoren që Zvicra e luan ndaj Spanjës të dielën.