Xhaka rezulton pozitiv me COVID-19
02 shtator 2021
| 10:17
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me COVDID-19, teksa ishte i ftuar te Kombëtarja e Zvicrës.
Federata e Futbollit e Zvicrës konfirmoi lajmin në llogarinë e tyre në Twitter të mërkurën në mbrëmje.
Xhaka pritet të izolohet 10 ditë në Zvicër. Rregullat sipas qeverisë thuhet se pas një testi pozitiv me COVID-19, izolimi zgjat 10 ditë”.
“Xhaka u zgjua me simptoma në mëngjes dhe u izolua menjëherë në dhomën e tij”, thuhet në deklaratën e Federatës Zvicerane.