Xhaka rikthehet te Zvicra pas dëmtimit
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është përfshirë në skuadrën që do të udhëtojë në Kupën e Botës pasi pësoi një dëmtim në gju javën e kaluar.
25-vjeçari u lëndua keq në një seancë stërvitore dhe ka pranuar se ishte i lehtësuar kur mori vesh se nuk kishte asnjë dëmtim serioz. Prandaj Xhaka do të jetë pjesë e 23-shes së trajnerit Petkovic si një nga lojtarët kyçë, bashkë me Xherdan Shaqirin, Ricardo Rodriguez dhe Stephan Lichtsteiner, i cili është përfolur për një transferim tek Arsenali. 10 nga lojtarët e përzgjedhur luajnë në Bundesligën gjermane, duke përfshirë tre portierët.
Michael Lang i Baselit është përfaqësuesi i vetëm i kampionatit zviceran. Zvicra është pjesë e grupit E, bashkë me Brazilin, me të cilin do ta fillojë turneun më 17 qershor, përpara se të ndeshet me Serbinë dhe Kosta Rikën.