Xhaka rinovon kontratën me Arsenalin

16 gusht 2021 | 12:33

Vera ishte e nxehtë për Granit Xhakën. Mesfushori, një lider te Zvicra gjatë “Euro 2020”, u raportua se ishte kërkesa e trajnerit Jose Mourino te Roma.

Italianët bënë ofertën e tyre, po Arsenali nuk e lëshoi dhe tashmë ka ardhur edhe firma në kontratë për rinovimin e marrëveshjes.

Gazetari i “Blick”, Andreas Boni, raporton se Xhaka ka firmosur me Arsenalin deri më 30 qershor 2025.

Pritet njoftimi i “Topçinjve” nga çasti në çast, për futbollistin e marrë nga Borussia M’Gladbach verën e vitit 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër tregtarësh kanë rënë nga një aeroplan që po…