Shënon Xhaka, por Arsenali ndalet në barazim

28 tetor 2018 | 16:38

Granit Xhaka ka shënuar një supergol në ndeshjen që Arsenali e zhvilloi sot ndaj Crystal Palace (2-2).

Në fund të pjesës së parë vendasit shënuan nga penalltia nëpërmjet Luka Milivojeviq, kurse Arsenali e barazoi rezultatin në minutën e 52-të, kur Xhaka shënoi nga gjuajtja e lirë. Katër minuta më vonë Pierre-Emerick Aubameyang e kaloi Arsenalin në persi 1-2, derisa rezultatin e barazoi Luka Milivojeviq me golin e dytë nga penalltia në këtë ndeshje për rezultatin final 2-2.

Arsenali ndalet në barazim pas dhjetë fitoreve rresht në të gjitha garat.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Philip Green, biznesmeni i njohur ka mohuar në mënyrë kategorike…