Xhaka, shqiptari i parë i Zvicrës që reagon pas barazimit historik me Brazilin
17 qershor 2018
| 23:26
Granit Xhaka e konsideron start të mirë barazimin e Zvicrës me Brazilin në Kupën e Botës.
Brazili dhe Zvicra kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e parë të grupit E.
Për Zvicrën nga minuta e parë luajtën katër shqiptarët: Shaqiri, Xhemaili, Behrami dhe Xhaka, ky i fundit e vlerëson pozitivisht rezultatin e arritur në “Rostov Arena”.
“Thamë se do të luftojmë dhe e bëmë këtë. Start i mirë në Kupën e Botës dhe krenar që e bëmë këtë për gjithë tifozët”, ka shkruar Xhaka në Facebook.