Xhaka: Synojmë t’i krijojmë probleme Portugalisë

06 dhjetor 2022 | 11:49

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka është optimist para ndeshjes që zhvillohet sonte mes Zvicrës dhe Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

“Kur kemi nisur këtë aventurë nuk kemi vendosur kufij apo objektiva. Dëshira jonë është që të avancojmë sa më shumë. Jemi të lumtur për gjithçka kemi bërë, por nuk duam të ndalemi me kaq. Synojmë t’i krijojmë probleme Portugalisë dhe jemi të bindur se mund t’ia dalim”, ka thënë Xhaka.

Xhaka ka dhënë edhe një deklaratë për ndeshjen ndaj Serbisë, ku Zvicra fitoi me rezultat 3-2: “Ajo ndaj Serbisë ishte një ndeshje me shumë emocione, por nervozizmi, adrenalina dhe gëzimi janë pjesë e futbollit. Të premten zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, e dinim se Serbia ishte shumë e rrezikshme, por pavarësisht vështirësive, ishte një fitore e merituar. Sidoqoftë, ajo ka kaluar dhe kemi punuar shumë për sfidën e radhës”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka…