Xhaka takohet me Presidenten e Konfederatës Zvicerane dhe kryetaren e Komisionit per Siguri të Parlamentit Zviceran

20 dhjetor 2024 | 08:36

Kryetari i degës së PDK-së, në Zvicër, Ragip Xhaka, ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Demokristiane të Zvicrës. Në këtë Kongres Xhaka ka takuar Presidenten e Konfederatës Zvicerane, znj. Viola Amherd, dhe kryetaren e Komisionit per Siguri të Parlamentit Zviceran, znj. Andrea Gmür-Schönenberger.

“Kisha nderin dhe kenaqesine te takohem me Presidenten e Konfederatës Zvicerane, znj. Viola Amherd, dhe kryetaren e Komisionit per Siguri të Parlamentit Zviceran, znj. Andrea Gmür-Schönenberger, ne Kongresin e Partise

Demokristiane te Zvicres.

Ky takim sherbeu si mundesi e shkelqyer per te shkembyer ide rreth bashkepunimit dhe sigurisë nderkombetare, si dhe per të diskutuar eshtje që prekin mërgatën tone ne Zvicer.

E Mirënjohes per mbështetjen dhe partneritetin e Zvicres me Kosovën!”, thuhet në njoftimin e Xhakës.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Kjo listë, e cila nga PDK-ja është quajtur listë e ekipit fitues, përfshinë personalitete të rëndësishme që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontribut për vendin.

Në mesin e këtyre personaliteteve është edhe babai i yjeve shqiptartë futbollit, Taulantit e Granitit, ish i burgosur politik Ragip Xhaka, i cila në këto zgjedhje mban numrin e 34 në listën e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Vehbi Kajtazi, kritikoi qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti,…