Xhaka thyen heshtjen pas përplasjes me tifozët e Arsenalit

31 tetor 2019 | 22:29

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, ka reaguar pas polemikave të zhvilluara në ditët e fundit për shkak të gjestit fyes që mesfushori bëri drejt tifozëve në ndeshjen e kampionatit të luajtur fundjavën e kaluar kundër Crystal Palace.

“Pasi mora pak kohë për të reflektuar në lidhje me atë që ndodhi të dielën, do të doja t’iu jepja një shpjegim dhe jo një përgjigje të shkurtër”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në “Instagram”.

“Ajo që ndodhi gjatë zëvendësimit tim më ka prekur shumë. Unë e dua këtë klub dhe jap gjithmonë 100% në fushë. Fakti që nuk jam kuptuar nga tifozë dhe fyerjet e vazhdueshme gjatë ndeshjeve dhe në rrjetet sociale që më janë bërë javët e fundit më kanë lënduar shumë”, ka deklaruar Xhaka.

“Njerëzit kanë shkruar gjëra si ‘Do të të thyejmë këmbët’, ‘Do të të vrasim gruan’ dhe ‘Uroj që vajza jote të ketë kancer’. Këto mesazhe më kanë shtyrë të reagoja siç bëra të dielën. E lashë veten të ndikohesha nga kjo dhe reagova në një mënyrë ofenduese për ata tifozë që mbështesin skuadrën tonë dhe mua me energjinë e tyre pozitive. Nuk ishte ky qëllimi ime më vjen keq nëse është kjo ajo që kanë menduar njerëzit. Urimi im është që të kthehemi të kemi një respekt reciprok, duke kujtuar arsyen që na ka bërë të biem në dashuri me këtë lojë. Le të lëvizim përpara bashkë dhe në mënyrë pozitive”.

https://www.instagram.com/p/B4S0q45HTAL/?utm_source=ig_embed

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një autobus i trafikut urban është dëmtuar sonte gjatë festës…