Xhaka transferohet në Bayer Leverkusen

06 korrik 2023 | 14:20

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka do të jetë lojtar i ri i Bayer Leverkusen.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.

Marrëveshja mes lojtarit shqiptar dhe klubit gjerman është arritur që në maj dhe tashmë është firmosur kontrata. Drita jeshile nga Arsenali erdhi pasi Declan Rice u transferua te “Topçinjtë”, pasi në të kundërt, Xhaka do të qëndronte ende te Arsenal.

Klubi anglez do të përfitojë 25 milionë euro nga transferimi i Xhakës në Gjermani. Mesfushori shqiptar do të ketë një kontratë deri në qershor të vitit 2028 me Leverkusen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turi i Francës, kompeticioni më i rëndësishëm dhe më prestigjioz…