Xhaka tregon se kush e bindi t’i bashkohej Leverkusenit
13 korrik 2023
| 12:28
Bayer Leverkusen ka përfunduar negociatat dhe ka njoftuar nënshkrimin me Granit Xhakës nga Arsenali, i cili dëshironte t’i linte vend në mesfushë Declan Rice.
Mesfushori zviceran u rikthye në Bundesligë pas shtatë vitesh, duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare dhe shpjegoi arsyet e vendimit të tij.
“Xabi Alonso ishte ai që më bindi. Ai është një trajner me vizion dhe më tregoi se sa shumë më do në ekip”, ka thënë 30-vjeçari, i cili ka bërë gjithsej 295 paraqitje për Arsenalin, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 29 asistime që kur u ble në vitin 2016.