Xhaka vendos një rekord interesant
Po e fiton më në fund titullin e parë të madh. Granit Xhaka është me të vërtetë një nga shtyllat e Leverkusenit, që dominon Bundesligën, dhe një i tillë që vendos edhe rekorde.
Kapiteni i Zvicrës ishte krejtësisht i veçantë në fitoren 2-0 ndaj Wolfsburgut.
Sipas agjencisë së statistikave, “sofascore”, Xhaka shërbeu 89 pasime në 30 metrat e fundit të fundit, nga të cilat 87 të sakta. Asnjë futbollist në 5 ligat kryesore evropiane nuk ka dhënë më shumë se 77 pasime në pjesën e tretë të fushës këtë sezon.
Shqiptari i Zvicrës njihej që më parë si mjeshtër i organizimit të lojës pranë portës kundërshtare. Shpesh këtë vit është theksuar aftësia e Xhakës për të lidhur aksionet që çonin Leverkusenin te goli. Edhe pse ka shënuar vetëm një herë, dhe ka shërbyer vetëm një asist, sërish kontributi i tij është shumë më i madh se kaq.
Në radhë të parë, Leverkuseni fiton sepse ka një kolektiv, por gjithsesi, ish-ylli i Arsenalit, shqiptari i Kosovës është njëri nga kryesorët.
Wolfsburgu u mposht nga Leverkusen, e “aspirinat” kanë tani 67 pikë ndaj 57 të Bayernit, dhe titulli duket tepër pranë.