Xhaka zbulon arsyen pse zgjodhi Leverkusenin

07 korrik 2023 | 11:48

Mesfushori Granit Xhaka është një lojtar i Bayer Leverkusen. 30-vjeçari shqiptar është rikthyer në Gjermani, ku ka luajtur edhe më parë me Borussia Munchengladbach.

Xhaka mbylli një karrierë 7-vjeçare me Arsenal, ku ishte një ndër liderët e këtij grupi. Pas rikthimit në Bundesliga, ai ka thënë se e zgjodhi Leverkusenin pasi është një klub i madh dhe ka ambicie të mëdha.

“E njoh mjaft mirë këtë kampionat, si brenda ashtu edhe jashtë tij, pasi kam luajtur më parë aty, por edhe për faktin se e kam ndjekur gjithnjë edhe kur isha në Londër. Bayer është një klub me histori të madhe dhe që ka objektiva ambiciozë për të ardhmen. Një gjë është e sigurt, që ka një të ardhme të madhe. Bisedimet që pata me drejtuesit e këtij klubi më motivuan edhe më shumë për të ardhur këtu”,  ka thënë Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e…