Xhaketa e Michael Jacksonit del në ankand
31 tetor 2018
| 11:30
Xhaketa e zezë prej lëkure e Michael Jacksonit, që e mbajti veshur në turneun e tij të parë solo, do të dalë në ankand në nëntor. Vlera e saj mund të shkojë deri në 100 000 dollarë. Shtëpia e ankandit Julien ka njoftuar se i ndjeri e veshi xhaketën në shpinën e së cilës gjendet nënshkrimi i tij i përhershëm prej argjendi, nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri më 1989. Xhaketa, me zinxhirë të shumtë e kopsa, është një nga më të njohurat e këngëtarit, së bashku me xhaketën kuq e zi të “Thriller” që u shit në ankand për 1.8 milion dollarë në vitin 2011.