Xhaketa e Michael Jacksonit shitet mbi 300 mijë dollarë

12 nëntor 2023 | 09:57

Një xhaketë ikonë lëkure e veshur nga Michael Jackson në vitet 1980 është blerë për 306,000 dollarë.

Veshja bardh e zi, e veshur nga këngëtari në një reklamë të Pepsit, pritej të shitej për më pak.

Ajo ishte në mesin e më shumë se 200 gjësendeve të muzikës të shitura në Londër të premten, duke përfshirë një xhaketë George Michael dhe një parukë të Amy Winehouse.

Sende të lidhura me David Bowie, Oasis dhe The Beatles gjithashtu dolën në ankand, raportoi BBC.

Jackson e veshi xhaketën në vitin 1984, në serinë e parë të reklamave që superylli bëri për kompaninë e pijeve.

Ato reklama mbahen mend kryesisht për një incident ku flokët e Jacksonit morën flakë gjatë një sesioni xhirimi, duke e lënë me djegie serioze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar për ndeshjet e muajit nëntor.…