Xhaketa prej kashmiri që Selena Gomezi s’po di ta heqë nga trupi
30 janar 2020
| 11:35
Me statusin e të qenit e famshme ke qasje edhe në shumë veshje të stilistëve të famshëm.
Pra, bie shumë në sy kur një person i listës ‘A’ vesh pa ndalë të njëjtën rrobë. Duket që Selena Gomez është dashuruar së fundi në xhaketën e saj prej kashmiri të markës “Makena” në Honolulu.
Ajo u fotografua nga paparacët në dhjetor të vitit të kaluar derisa ishte në Londër duke dalë nga hoteli dhe me atë xhaketë nisi vitin 2020 ku së fundmi u pa edhe në NYC.