‘Xhaketat e Verdha’ vazhdojnë me protestat masive në Francë
Mijëra protestues kanë hyrë në javën e trembëdhjetë të protestave në Francë, duke rritur kështu presionin ndaj presidentit Emmanuel Macron.
Protestuesit e njohur si “Xhaketat e Verdha” kanë marshuar të shtunën në Paris ku kanë ndodhur disa përleshje dhe përballje me autoritetet e rendit, si dhe një protestues ka lënduar dorën me një eksploziv të vogël.
Protestat masive në Francë filluan në mes të muajit nëntor të vitit të kaluar, kundër ngritjes së çmimit të naftës dhe më pastaj ka rezultuar me rritjen e pakënaqësisë ndaj qeverisjes së Macronit.
Disa protestues kanë hedhur mjete të forta ndaj forcave të sigurisë, si dhe dogjën një veturë të policisë, e disa xhama të dyqaneve u dëmtuan.
Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se numri total i protestuesve në Francë ka arritur në 12 000, duke përfshirë 4 mijë në Paris. /Rel/