Xhamajka rrëmben podiumin në 100 metra

31 korrik 2021 | 18:36

Kampionia në fuqi Elaine Thompson-Herah udhëhoqi fitoren e trefishtë të Xhamajkës në finalen olimpike të 100 metrave vrapim në Lojërat Olimpike ‘’Tokyo 2020’’

Ajo e mbaroi garën për 10.61 sekonda, duke u bërë gruaja e dytë më e shpejt në histori.

Shelly-Ann Fraser-Pryce, e cila ishte në kërkim të së artës, doli vetëm për një të qindtën e sekondës më e ngadaltë se bashkëkombësja e saj me kohë 10.74, kurse  Shericka Jackson doli në vend të tretë me kohën 10.76, duke ia mundësuar Xhamajkës një podium të plotë në Tokio, raporton Reuters.

Rekordi Olimpik e Thompson-Herah është mundur vetëm nga rekordi botëror i Florence Griffith-Joyner që e vendosi në vitit 1988 me kohë prej 10.49.

Xhamajka gjithashtu mori medaljet e grave 100 metra në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria shqiptare ka përmbyllur me sukses operacionin e tretë humanitar…