Xhamia e Matit në Prishtinë dje mbajti kurs trushpërlarës me fëmijë të vegjël kundër festimit të Vitit të Ri
Derisa dje po bëheshin përgatitjet për festimin e natës së Vitit të Ri, Xhamia-Mati 1 në Prishtinë e mbajti një ligjeratë për fëmijët e mitur që mos të festohet kjo ditë shkruan Periskopi.
Në faqen e Xhamisë në Facebook janë publikuar fotografi të fëmijëve të cilë kanë realizuar punime kundër festimit të Vitit të Ri.
“Në xhaminë “Mati•1”, Prishtinë zhvilluam një aktivitet. Nxënësit kishin për obligim të paraqesin një ide në letër, me temë “Si mund të i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”.
Ata sollën punimet e tyre në klasë dhe shpjeguan në mënyrë të hollësishme se si do të tentonin tek prindërit e tyre të i bindin të mos festojnë një festë pagane.
Sollën: ajete, hadithe, ndërsa bredhit, babadimrit dhe shumë simboleve tjera u’a bënë me ❌.
Përveq kësaj, kam përgatitur një ligjëratë në PowerPoint ku kam ligjëruar rreth temës “Jo festimit të vitit te ri””, thuhet në njoftimin e Xhamisë.